Sot u mbajt turneu ndërkombëtar i boksit për nder të pavarësisë së Kosovës, ndërsa boksierët treguan formë të mirë.
Në turneu u paraqitën boksierët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Reprezentuesi i Kosovës, (81 kg) Besart Pireva, tregon shpirt luftarak dhe një teknikë të përsosur në ring, duke e mposhtur bindshëm prizrenasit Endrit Hoxha.
Pireva u shpall tekniku më i mirë i turneut “Pavarësia”. Pas meçit, Pireva tha se ky çmim është edhe një motiv shtesë për sfidat e ardhshme.
Pireva me fanellë të kuqe
“E vlerësoj shumë këtë trofe, gjithmonë mundohem të perfeksionoj teknikën time të boksit.
Prandaj është nder të shpallem tekniku më i mirë, kjo kupë është një motiv shtesë që të përmirësohem edhe më shumë dhe të sjelli edhe më shumë suksese nga arena ndërkombëtare Kosovës”, tha Pireva.