Boksieri shqiptar, Florian Marku do ta zhvillojë një përballje tejet të rëndësishme në fundjavë.
Të shtunën, Marku do të përballet me boksierin britanik, Charlton Rylan.
Dy boksierët tashmë kanë ardhur në “Wembley”, në arenën ku do të luhet përballja e 20 shkurtit.
Para matjeve zyrtare, ai i është nënshtruar testit për COVID-19.