Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë (WBC), nuk duelon që prej shkurtit të kaluar, kur humbi titullin në përballjen ndaj Tyson Fury.
Një vit i vështirë për Wilder, që pësoi humbjen e parë në karrierë dhe ende nuk ka mundur të rikuperojë nga kjo goditje.
Gjithsesi, amerikani kërkon të rikthehet protagonist, duke synuar përballjen dhe fitoren me 3 boksierët më të mirë të këtij Divizioni: Meksikanin Andy Ruiz Jr (ish-kampion bote) dhe britanikët Anthony Joshua e Tyson Fury.
Duke folur në një intervistë, Wilder tha: “Dua të përballem me Ruiz, Joshua e në fund me Fury. dua ta spastroj Divizionin tonë nga këto emra dhe të rimarr atë që më takon. Do të dueloj dhe fitoj ndaj të gjithëve”, u shpreh 35-vjeçari Wilder.