Ish-luftëtari i arteve të përziera, Khabib Nurmagomedov, ka zbuluar se ëndrra e tij ka qenë që të bëhet futbollit.
32 vjeçari ishte prezent të martën mbrëma në ndeshjen mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin ‘Camp Nou’, nga ku Khabib ka postuar një foto dhe ka zbuluar se cila ishte ëndrra e tij.
“Unë gjithmonë kam ëndërruar që të bëhem futbollist, por unë kam lindur në Dagestan… dhe ju e dini cili është prioriteti” – ka shkruar ish-garuesi i UFC-së.
I always dreamed of becoming a football player, but I was born in Dagestan... and there you know what is the priority ë
Posted by Khabib "the Eagle" Nurmagomedov on Wednesday, 17 February 2021
Vlen të theksohet se Khabib Nurmagomedov mban rekordin në UFC, me 29 fitore nga po aq meçe.