Boksieri shqiptar, Florian Marku, po e kremton fitoren e tij, që e ka arritur mbrëmë në orën e vona ndaj anglezit Rylan Charlton, që u zhvillua në “Wembley”. Meçi nuk e priti fundin, pasi që anglezi e dorëzoi në rundin e tetë. Florian Marku ka një mesazh të fuqishëm.
“Zoti është më i madhi! Ju falënderoj të gjithëve nga zemra.
Si fillim, urime Rylan Charlton, një boksier i fortë dhe do dalësh më i fortë nga kjo. Kthehu shëndosh e mirë pranë familjes.
Kam një ekip shumë të mirë pas meje.
Në këtë ndeshje kisha trajnerin tim të dashur George Armagos që me njeh që në moshën 12-vjeçare dhe ka qenë gjithnjë pranë meje. Dua të falënderoj Clifton Mitchell i cili me mësoi shumë gjëra gjatë stërvitjes në Derby, është një trajner shumë shumë i mirë.
Dhe sigurisht dua të falënderoj personin që rriti rezistencën time dhe e çoi atë në një nivel tjetër Kirk Gibbons. Ky është vetëm fillimi. Shumë dashuri për të gjithë ata që besuan tek unë”, ka shkruar Marku.