Vetëm boksieri Besart Pireva doli ballëlart në Bullgari. Pireva e mposhti kroatin Leo Cvetkoviç, një boksier me përvojë dhe kualifikohet në çerekfinale.
“Sot në ring u paraqiten 4 boksierë nga Kosova në turneut ndërkombëtar ‘Strandja’ në Sofje të Bullgarisë. 63 kg Shpëtim Bajoku humbi kundër boksierit vendor bullgarit Rusinov Kiril me rezultat 3:2 edhe pse ndoshta reale kishte qenë 3:2 për
Bajokun, por gjyqtaret fitoren ja dhanë boksierit vendorë.
69 kg Patriot Behrami humbi kundër medalistit të bronztë botëror boksierit nga Uzbekistani Baturov Bobo Usmin.
81 kg Besart Pireva korri fitore bindëse kundër kroatit Leo Cvetkoviç dhe u kualifikua për në çerekfinale. 91 kg Faton Tolaj humbi kundër boksierit nga Armenia Manasyan Narek”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.