Dje, Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi listën e regjistrit të emrave të rrugëve në kryeqytet, në të cilën listë mungon emri i legjendës së boksit Aziz Salihu.
Mentor Salihu, i cili jeton në SHBA, djali i legjendës së boksit, ka reaguar, duke pyetur se kush janë ata që se vendosën emrin e sportistit të merituar të Shkupit.
Ja reagimi i plotë:
Karrierën e tij e ka nisur në Shkup, edhe gjysmën e jetës e ka kalon në kryeqytet, në lagjen e varfër, por shumë krenare Gazibabë.
Ai e filloi karrierën në klubin e boksit Shkupi. 10 herë ishte kampion i Ish-jugosllavisë, 5 herë kampion ballkanik, kampion i lojërave Mesdhetare. Ishte fitues edhe në kampionatet europiane dhe botërore dhe tre herë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike.
Pas karrierës si boksier, ai themeloi klubin e boksit Liria nga Shkupi, i cili klub ishte kampion i shymëfishtë në Maqedoni. Ishte edhe seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë në boks.
Kush është ai ose kush janë ata që se vendosën emrin e sportistit të merituar të Shkupit. Nuk mungon vetëm emri i tij, por edhe i Shaban Sejdiut, mundësi të medaljes olimpike. Pse?