Conor McGregor, një ikonë e arteve marciale mikse, tentoi disa vite më parë të jetë i suksesshëm edhe në sportin e boksit. Ai dueloi dhe u mund nga Floyd Mayweather në një duel dhe që nga ajo kohë ai nuk është ngjitur më në ring.
Legjenda e boksit George Foreman, ish-kampion bote në peshën e rëndë, i ka dhënë një këshillë irlandezit, duke e ftuar të duelojë në ring, për ta lënë përgjithnjë kafazin. Madje ai mendon se McGregor mund të jetë i sukseshëm në boks.
“Ndoshta për Conor është e vështirë ta pranojë këtë që them, por ai është një boksier më i mirë se sa është një sportist i MMA-së. Unë, tani për tani, e shoh më shumë si një boksier.
Nëse Conor duelon sot me Pacquiao, mund ta mposhtë atë, në bën një duel të mirë, pasi grushton fort”, tha Foreman.