Menaxheri i boksit, Muharrem Gjocaj, ish boksieri i mirënjohur i gjeneratës së artë të Prishtinës, konfirmon matjen e boksierit Edmomd Zefi.
“Matja zyrtare e Edmond Zefit dhe kundërshtarit të tij përfundoj me sukses edhe pse kundërshtari i Edmondit të cilin e njoftuam që do të jetë në ring u tërhoq dite më parë, ne vazhduam me punën dhe zëvendësuam kundërshtarin për Edmondin.
Në matje Edmond Zefi peshonte 67 kg, ndërsa kundërshtari i tij Jasmin Dananoviq 68 kg.
Ne i urojmë Edmondit suksese dhe presim një fitore të radhës”, ka thënë Gjocaj.