Haxhi Krasniqi ka bërë një gjest të madh. Boksieri nga Kosova, kampion i botës në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO, ka mahnitur të gjithë, duke hapur bunar në shtetin e Pakistanit, kjo gëzoi pamasë vendasit.
Sepse uji i pijshëm është pjesa kryesore e jetës dhe ky veprim i Krasniqi vlerësohet lart.
Krasniqi nuk është kampion vetëm në boks, por edhe me veprime e tija shembullore.
“Prej Zotit vjen suksesi !Uji është elementar për jetën tonë, ne e shijojmë çdo ditë dhe e shohim të vetkuptueshëm konsumimin e ujit, por ka shumë vende në botë ku njerzit nuk kanë ujë të pijshëm, andaj jam shumë i lumtur se kam arrit me ndërtu një bunar të ujit të pastër i cili rrjedh 24 orë në ditë në njërin nga vendet më të varfra në bote, ku njerzit kane shume nevoje per ujë” – shkroi Krasniqi në profilin e tij në facebook.