Një nga luftëtarët më të njohur të MMA-së, Hamzat Chimaev, është i detyruar të përfundojë karrierën e tij profesionale për arsye shëndetësore.
Çeçeni me nënshtetësi suedeze shkëlqeu në UFC vitin e kaluar. Pas disa fitoreve spektakolare, ai fitoi statusin e një ylli të madh dhe shumë ishin të bindur se ishte vetëm çështje kohe kur ai do të fitonte titullin e kampionit.
Fatkeqësisht, sëmundja e pengoi atë të që vazhdojë të bënte atë që do dhe në të cilin është më i miri.
Për shkak të problemeve shëndetësore, ai u detyrua t’i jepte fund karrierës së tij.
Hamzat ka postuar edhe një foto të tij duke u kollitur me gjak!
Luftëtari i famshëm e kishte edhe virusin korona, dhe sëmundja padyshim la pasoja të rënda. Situata është bërë mjaft e komplikuar dhe ai tani po lufton me probleme serioze që ka shëndetësore.
"Faleminderit të gjithëve që më mbështetët. Mendoj se mbaroi. E di që nuk e mora brezin, por nuk është fitorja më e rëndësishme e jetës sime”, ka thënë Chimaev.