Të gjithë ata që e njohin emrin e madh të boksit, Xhevdet Peci, e din sa zemrën e madhe e ka dhe është një personalitet i thjeshtë.
Xhevdet Peci apo siç njihet si babai i boksit të Prishtinës dhe të Kosovës, që më së shumti i pruri tituj klubit të boksit Prishtina, në ish Jugosllavi, gjithsej pesë tituj!
Peci i madh, edhe sot kujtohet me grushtin e tij të çeliktë apo që i nokautonte kundërshtarët në fund të viteve të 70-ta dhe të 80-ta. Është interesant, se Xhevdet Peci i shkon zëri edhe për të kënduar dhe madje këndon goxha bukur.
Një shou i jashtëzakonshëm i Xhevdet Pecit me emrin e madh të muzikës, Shpresa Gashi, në kohën kur ishin në karrierën kulmore sportive të viteve të 80-ta.
Xhevdet Peci në drejtim të Shpresës, e cila ia mori dorëzat dhe me humorin e saj e nokautoi Xhevdet Pecin. Peci bie në tokë, duke krijuar një atmosferë të përzemërt.
Një shou më shumë se shou. Xhevdeti ngritët në këmbë dhe ia kërcet këngës: “Dashurova unë një vajzë”. Gjithçka mund ta shikoni nga minuta 1.35.
Në anën tjetër shihet Mehmet Bogujevci, duke duartrokitur dhe bërë tifo për Xhevdet Pecin! Sa atmosferë e këndshme në vitet e 80-ta, gjeneratë që nuk përsëritet kurrë! Gjeneratë që e dridhi jo vetëm ish Jugosllavinë.