Legjenda e boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, nënkampion i botës në vitin 1978 në boksin amator, i respektuar deri në pikën e fundit dhe i hareshëm për të gjitha gjinitë pa dallim moshe, është edhe sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.
Bogujevci nuk e ka fort zakon me hesht, por heshtja e tij siç thonë shpesh edhe kolegët e tij të ngushtë, e ka një bisht, që do të kuptohet më vonë!
Heshtja e tij, nënkupton se diçka po zihet në Komitetin Olimpik të Kosovës.
Ajo që dihet zyrtarisht, me 25 mars mbahet Kuvendi zgjedhor i Komitetit Olimpik të Kosovës, ndërsa boksi është në qetësi diplomatike dhe po merren me organizimin e kuvendit zgjedhor të federatës së tyre!
E dyta, Mehmet Bogujevci, është prej njerëzve me ndikim të madh në sportin e Kosovës, por e ka zgjedhur heshtjen, sepse njeriu i mençur hesht në momentin e duhur dhe nuk e fut therën në këmbë të shëndoshë.
Bogujevci e di më mirë se çdo kush se si po sillet puna brenda KOK-ut dhe jashtë këtij institucioni, siç raportohet, ai është mirë i informuar siç informohen sportistët e mëdhenj.