Më 5 mars 1905 lindi boksieri i famshëm, babai i boksit shqiptar, Rafail Dishnica-Gërnjoti.
Fëmijërinë e kaloi në Fier dhe më pas u vendos në Dishnicë të Korçës.
Në vitin 1924 emigroi në Greqi dhe më pas në Argjentinë, ku edhe nisi karrierën e tij në boks dhe më vonë u bë kampion i peshës së mesme në këtë vend dhe gjithë Amerikën Latine.
Në vitin 1937 ai u kthye në Shqipëri pas fitoreve të shumta në të gjitha ringjet europiane.
Pas Luftës së Dytë Botërore ai punoi si trajner i Federatës Shqiptare të Boksit dhe përgatiti shumë breza boksierësh.