Pejani qe jeton dhe vepron në Gjermani, Arber Belegu, po shënon rekorde në boksin profesionist pasi ai vetëm për katër muaj ka arrit të shënoj po aq fitore.
Triumfi i fundit i tij ishte në këtë fundjave kur arriti ta fut në gjumë edhe Mohammad Wagar edhe atë në raundin e parë. Me këtë triumf Bellegu u shpreh shumë i kënaqur dhe premtoi se do vazhdoj me sukseset e tija.
“Të shtunën ne ishim në gjendje të merrnim edhe një fitore tjetër edhe atë në raundin e parë përmes TKO! Tani jemi në 4-0-0 dhe stafi im ka planifikuar tani më ndeshjen e ardhshme.
Falënderoi trajnerë̈t e mi dhe familjen për mbështetjen”, tha Bellegu, i cili zbuloi se me 7 gusht do të ndeshet në Kosovë, ndoshta edhe për titull. “Jam në kontakte te vazhdueshme me promotorin Avdyl Salihu me të cilin e kam edhe mik, dhe besoj se nëse arrij deri verës të fitoj edhe 4 ndeshje do të më jepet mundësia në Kosovë të luftoj për titull".