Boksieri i njohur: Kam 99 probleme e halle

Boksi

Boksieri i njohur: Kam 99 probleme e halle

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:40
Boksieri i njohur: Kam 99 probleme e halle

Boksieri amerikan Deontay Wilder nuk duelon që prej shkurtit të vitit të kaluar, kur humbi titullin kampion bote në peshën e rëndë (WBC) ndaj Tyson Fury. Humbje që ka shkatërruar disi psikologjikisht e moralisht “Bronze Bomber”, që ende nuk ka vendosur nëse do të rikthehet në ring.

Gjithsesi, përmes një postimi në rrjetet sociale ai konfirmon se është i lumtur dhe se po shijon 30 milionë dollarë fitime që ka bërë gjatë karrierës së tij (42 fitore, 1 humbje, 1 barazim).

I ulur në kolltuk, me një shishe verë përpara, ai komenton në rrjetet sociale: “Kam 99 probleme e halle, por jam ende mbret dhe i pasur”, shprehet Deontay Wilder, tashmë 35 vjeç.

Kohët e fundit është përfolur se ai mund të duelojë ndaj Andy Ruiz Jr., Dillian Whyte, Alexander Povetkin, Oleksandr Usyk etj., por asgjë konkrete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat