Boksieri shqipëtar, Ardijan Azemi, arkëtoi medaljen e argjendit në turneun e fortë të boksit “Emil Yechev”, i cili u zhvillua në Sofje të Bullgarisë.
Boksieri shkupjan në finalen e madhe të turneut të Bullgarisë, pësoi disfatë nga boksieri vendas, Georgi Stoev me rezultat 2-1.
Në bazë të luftës dhe formës së treguar, Azemi ndoshta edhe meritoi fitoren në këtë përballje. Së paku kështu mendon edhe trajneri i tij, Naser Haruni.
“Kudo në vend tjetër të kishte kjo ndeshje, Ardiani do të ishte fitues. Referimi jo korrekt i bullgarëve. Urime Ardian për luftën,” ka shkruar mes tjerash trajneri Haruni në rrjetet sociale.