Fatmir Makolli u rizgjodh edhe për një mandat kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës.
Makolli zotohet se do të punoj me përkushtim në zhvillimin e këtij sporti në të gjitha qendrat po ashtu edhe të arrijnë suksese edhe më të mëdha nga rrafshi ndërkombëtar.
Nënkryetar u zgjodh Samet Arifi, anëtar të bordit Adelina Parduzi, Muhamet Muqolli, Halil Mahalla, Bujar Grajçevci dhe Ramiz Smajli.
Makolli i falënderoj kuvendarët që ia besuan edhe një mandat dhe pret që viti 2021 të jetë i suksesshëm për garuesit dhe në përgjithësi për këtë sport, me shpresë që sa më shpejt të zhduket edhe virusi Covid 19.
Nesër është zgjedhja e sportistit te vitit në orën 14.00 në Hotel “Sirius”.