Boksierët britanikë Anthony Joshua e Tyson Fury, të dy kampionë bote në peshën e rëndë, kanë firmosur kontratën për të zhvilluar dy duele mes tyre gjatë këtij viti.
Sfida që do të unifikojnë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.
Lajmin e konfirmoi Eddie Hearn, menaxheri e promotori i Joshua, që tha se palët e kanë firmosur kontratën.
Bisedimet kishin muaj që kishin nisur, por duket se më në fund kjo telenovelë e gjatë po shkon drejt fundit.
Për t’u përcaktuar është vendi dhe data e saktë se ku do të zhvillohet sfida. Në këtë përballje, Joshua do të mbrojë titujt e kategorive WBA, IBF e WBO, ndërsa Fury do të mbrojë titullin e kategorisë WBC.
“Të dyja palët kanë hedhur firmën mbi letër dhe në javët e ardhshme do të punojmë për të përcaktuar një vend se ku do të zhvillohet sfida dhe datën e saktë. Kjo do të jetë një sfidë e madhe për boksin”, tha Eddie Hearn.