Kampionët e botës në peshat e rënda, Tyson Fury dhe Anthony Joshua, pritet pasurohen dukshëm këtë vit, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje tejet fitimprurëse për dy meçe mes vete.
Ditë më parë, Fury dhe Joshua u pajtuan për t’u përballur dy herë për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë.
Të dy boksierët britanikë do t’i fitojnë nga 100 milionë funte (116 milionë euro) secili.
Ata u pajtuan ta ndajnë kuletën 50-50 për meçin e parë.
Kampioni i botës në WBC, Fury, dhe kampioni i botës në WBA, IBF dhe WBO, Joshua, po ashtu u pajtuan që fituesi i meçit të dytë t’i fitojë 60% të të hollave, ndërsa humbësi 40%.
Meçi i parë pritet të zhvillohet në qershor apo korrik, ndërsa rimeçi në nëntor apo dhjetor.