Boksierët shqiptarë, Florian Marku dhe Haxhi Krasniqi i kanë reaguar presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili para dy ditëve ka publikuar hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb.
Ky veprim i tij ka ngjalluar reagime të shumtë, pasi edhe dy boksierët e njohur shqiptarë nuk kanë qëndruar të qetë duke i komentuar në postim.
“Kosova dhe Shqipëria” i ka komentuar Krasniqi duke i vendosur edhe një zemër të kuqe.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/19/auto_162957161_1845880952236633_1273018057294642261_o1616149807.jpg)
Ndërsa, Marku në koment i ka vendosur nëntë flamuj kombëtar, shkruan insporti.
Rrjeti social Instagram ende nuk ka marrë ndonjë veprim ndaj këtij postimi ofendues nga numri një i shtetit serb, përkundër se qytetarët shqiptarë kanë nisur një fushatë për t’ia fshirë atë.