Jo edhe gjithmonë duhesh mi ngritur krahët kur të tjerët ta rrahin shpinën dhe thonë se nuk ka me ty ose me at fjalën e bukur: Ju jeni sharmi i sportit apo bukuria e kësaj shtëpie të sportit në Prishtinë!
Sepse kur të thonë ju jeni sharmi i sportit, atëherë mendo kush po ta thotë dhe shikoje në sy!
Latif Demolli, një personalitet dhe burrë i fjalës, kishte menduar sikur vet, kur ia jep dikujt fjalës edhe qëndron deri në fund, edhe disa të tjerë ia mbajnë deri në pikën e fundit, por e tradhtuan, e mashtruan.
I respektuari Demolli kishte harruar se kutia e bardhë shumë shpejt i del e zezë dhe mbrëmë u bind se dashuria nga disa është sikur bryma para diellit!
Nuk i mori votat e mjaftueshme për të hyrë në Bordin Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës. Aty e pa Demolli se pak ka shokë të vërtetë, por ka më shumë shokë të çajit, të kafes, të ndonjë suxhukit, e gullashit, por jo edhe që i kryejnë punë dhe të ndonjë supe para mëngjesit! Jo që u mërzit Demolli por humbjen por për tradhtinë.
Sepse në bazë të mbështetje dhe simpatisë që e ka kur del rrugës, ai ka pritur fitore spektakolare, por e pa se u gënjye dhe e gënjyen keq.
Demolli i tradhtuar keq! Edhe kjo e ka një të mirë, tash kur ia rrahin krahët, e di se nuk e kanë përnjëmend!