Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, ështlë në zi me familje, i ndërrojnë jetë dy anëtarë të familjes.
Ai lajmin e ka konfirmuar përmes profilit të tij në facebook, se sot i kanë vdekur dy gratë të axhallarëve.
"Sot morëm lajmin e hidhur. Ndërruan jetë dy mbretëreshat e familjes Salihu.
Zoti i shperbleftë me Xhenet”, ka shkruar Salihu, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984.
Reshat Salihu, vëllai i ish boksierit të mirënjohur, ka bërë të ditur për gazetën "Bota sot", se të dyja janë gra të axhallarëve, njëra vdes nga Covid 19 dhe tjetra në moshë.