Skena horrori janë parë në meçin e MMA në mes Ketaga Plyev dhe Devin Gudali.
Ketaga Plyev e ka humbur njërin gisht gjatë duelit, i cili u ndërpre në mes raundit të dytë dhe të tretë.
Plyev vuri re se kishte humbur pjesën e sipërme të një gishti të dorës së majtë.
Mjeku u fut në ring dhe u befasuan me atë që panë. Në fillim ata nuk mund ta gjenin pjesën e gishtit, por pak më vonë ia dolën mbanë. Ai kishte mbetur në dorëza.
Ndryshe, Plyev donte të vazhdonte të luftonte, por ai nuk u lejua nga mjekët.