Gjyqtari ndërkombëtar i boksit, Latif Demolli, është vlerësuar jashtëzakonisht mirë nga komuniteti i boksit në Kontinentin e Vjetër.
Demolli është gjyqtar i vetëm nga Kosova që e ndan drejtësinë në nivelet më të lartë evropiane.
“Ndarja e drejtësisë në dy Kampionate Evropiane brenda dy muajve, ishte privilegj dhe nder ta përfaqësoja Kosovën me dinjitet dhe notë të lartë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Demolli në profilin e tij në facebook.
Ai gjatë këtij viti ka edhe shumë gara në rrafshin ndërkombëtar dhe beson e shpreson se do të ndajë drejtësinë në mënyrën më të mirë të mundshme.