Dillian Whyte synon të përballet me Deontay Wilderin më në fund, duke shkuar në Amerikë këtë verë dhe madje duke e lejuar rivalin e vet të hidhur ta ketë përparësinë e terrenit vendas.
Kampioni i përkohshëm i botës në kategorinë e rëndë në WBC është duke e menduar hapin e radhës në karrierë, përfshirë një luftë të mundshme në SHBA, pasi e fitoi rimeçin kundër Alexander Povetkin javë më parë.
Boksierit britanik iu mohua vazhdimisht mundësia për të luftuar për titullin e botës në ËBC gjatë mbretërimit të Wilderit.
Whyte beson se lufta kundër amerikanit mund të ndodhë më në fund, nëse zhvillohet në SHBA.
“Mendoj se publik e dëshiron tashmë ta shohë luftën time me Wilderin, të jem i sinqertë”, tha Whyte për Sky Sports.
“Ka shumë kërkesa për këtë tashmë. Të luftosh në Amerikë nuk dhemb dhe në fakt e rrit profilin dhe interesin. Do të ishte mirë nëse e aranzhojmë një luftë të madhe në Amerikë këtë verë”, shtoi ai.
“Do të luftoj kundër Wilderit në Alabama, nëse kjo e bën atë të ndihet i sigurt për ta pranuar duelin. Nëse ai do, gjyqtarët mund të jenë nga vendi i tij. Mua nuk më bën. Po vij për luftë, për ta bërë një paraqitje shkatërruese”, theksoi ai.