Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, reagon për Ligën Rajonale të boksit, që organizohet pa Kosovën dhe Shqipërinë.
Demolli tha se as që janë kontaktuar e as ftuar për në Ligën Rajonale.
Ligën Rajonale e përbëjnë klubet nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
“As Shqipëria dhe as Kosova nuk u ftua.
Mbledhja u mbajt në Beograd, pastaj në Zagreb dhe sot u hodh shorti në Sarajevë.
Kosova po thonë problem politik, por me Shqipëri nuk kanë asgjë.
Kryetari i Federatës së Boksit të Serbisë, Nenad Borovçanin, është pengesë sepse ai është shok i mirë i kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kosova iu pengon, dihet botërisht kjo punë sepse në ish Jugosllavi e dijnë historinë tonë, të KBO Prishtina, kur ishim pesë herë kampion si klub”, tha Demolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Lloznica (Serbi), Zhelezniçari (Bosnja e Hercegovina), Vardari (Maqedonia Veriore) dhe Mali i Zi Sokolovi (Mali i Zi) do të garojnë në Grupin A të ligës rajonale. Grupi B përbëhet nga Maribori (Slloveni), Cërvena Zvezda (Serbi), Vitezov Zagreb (Kroaci) dhe Radnik Bjelina (Bosnja e Hercegovina). Në raundin e parë do të takohen Cërvena Zvezda - Maribor dhe Vitezov - Radnik.