Federata e Boksit të Kosovës ka bërë me dije se ka shtyrë turneun ndërkombëtar “Lah Nimani” në boks.
Ata japin edhe arsyen pse e shtynë turneun për një javë.
“Turneu ndërkombëtar ‘Lah Nimani’ shtyhet për një javë me 15- 16 maj, shkaku i Kampionatit Ballkanik që mbahet nga 5-10 maj në Zagreb të Kroacisë”, njofton Latif Demolli, zëdhënës i federatës.
Ai tha se është një mundësi që të përgatiten sa më mirë për turneun ‘Lah Nimani”.