Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri meksikan Andy Ruiz Jr, do të rikthehet në ring pas 18 muajsh pushim. Më 1 maj, në Kaliforni, ai do të përballet me amerikanin Chris Arreola, një sfidë që parashikohet e fortë, pasi bëhet fjalë për dy boksierë me peshë në Divizionin e peshës së rëndë.
Ruiz (33 fitore, 2 humbje), që befasoi botën duke i rrëmbyer titujt kampionë bote Anthony Joshua, i konsideruar shpesh si bullafiq, ka bërë një transformim rrënjësor të fizikut të tij.
Ai ka humbur rreth 25kg gjatë muajve të fundit dhe tashmë peshon 116kg, ndërsa dikur ka qenë 140kg kur duelonte ndaj Joshua.
“Ka qenë një periudhë e gjatë pa duel, por nuk i jam ndalur stërvitjes. Fiziku im ka ndryshuar tërësisht, jam një boksier më i shpejtë dhe përvoja do të më ndihmojë në arritjen e objektivave të mi, për të qenë sërish kampion bote. Jam 100% ndryshe, fizikisht, psikologjikisht, nga ana shpirtërore, në gjithçka”, tha Andy Ruiz Jr.