Superylli i UFC-së, Conor McGregor ka blerë një bar ku ai ishte përfshirë në një përleshje me një të moshuar në vitin 2019.
Irlandezi 32-vjeçar kapi titujt kryesorë të gazetave, kurse CCTV kapi momentin kur ai sulmoi Des Keogh në barin “The Marble Arch” në Drimnagh, Dublin.
Sipas raportimeve, McGregor ishte i përfshirë në përleshje fizike, pasi 50-vjeçari i refuzoi një gotë të uiskiut të tij ‘Proper Twelve’.
‘Notorious’ u dënua për sulm në nëntor të vitit 2019 dhe u urdhërua të paguante një gjobë prej 860 £ (1,000 euro), së bashku me një kërkim falje për Z. Keogh.
Sidoqoftë, “The Currency” raporton se McGregor tani është në proces e sipër të blerjes së “The Marble Arch” për një shumë rreth 1,7 milionë euro.
McGregor pranoi se ai ishte gabim për incidentin e tij me Z. Keogh, duke thënë se “njeriu meritonte të shijonte kohën e tij në pijetore”.
Ish kampioni i dyfishtë i UFC pritet të kthehet në ring gjatë korrikut ku do të tentojë të kompletojë trilogjinë e tij të luftimeve me rivalin e MMA Poirier.