Aktorja e serialeve turke, Mimoza Elezi, ka treguar një detaj interesant në lidhje me legjendën e boksit Aziz Salihu, kur ishte i shtrirë në spitalin e Stambollit në vitin 2016!
“Unë buzëqesha dhe i thashë: A po me njeh apo jo, kush jam? Vështroj dhe me tha: Ti Mimoza je?
I kapa dorën e tij, ja shtrëngova dhe i thashë: Po mor bacë, unë jam, a s’po me njeh?
Ky ishte një nga momentet që kurrë në jetën time s’do e harroj.
Aq me preku shprehia e tij saqë e ndjeva veten fajtore për sëmundjen e tij dhe shpresën e tij që kishte tek unë duhet ta realizoja”, kujton Mimoza vitin 2016! Tash është krenare që Salihu është shumë mirë me shëndet.