Wilder paralajmëron rivalët: Do të rikthehem për revansh!
Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se është koha për hakmarrje.
Një mesazh ky për Tyson Fury, ku i kërkon një sfidë të tretë mes tyre, për të rimarrë titullin që humbi në shkurtin e 2020-ës.
Duket se Wilder po planifikon të duelojë në të ardhmen me fituesin që do të dalë nga dueli i unifikimit të titujve kampionë bote mes Anthony Joshua e Tyson Fury.
Gjithsesi, para se të zhvillojë këtë duel të madh, ai do të zhvillojë një sfidë “provë” ndaj Dillian Whyte apo Andy Ruiz Jr.