Lajm i rëndë, boksieri i ri ndërroi jetë pas goditjes në ring!
Boksieri i ri 19-vjeçar, jordanezi Rashed Al Swaisat, u nda nga jeta pasi u lëndua rëndë (në tru) në ndeshjen e Kampionatit Botëror për të rinj, njoftoi sot Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA).
Al-Swaysat u dëmtua në ndeshjen e fazës paraprake, më 16 prill në Kielce të Polonisë, në luftë kundër estonezit Anton Vinogradov.
"Me trishtim të thellë, ne morëm lajmin për vdekjen e Al-Swaysat, i cili u shtrua në spital në 16 prill pas ndeshjes në Kampionatin Botëror për të rinjtë" njoftoi AIBA.
Media polake raportoi se boksieri 19-vjeçar ndërroi jetë të hënën.
"Rashed është në zemrat tona dhe në lutjet tona. Mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë dhe kolegët nga ekipi kombëtar, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta," shtoi deklarata e AIBA.