Stipe Miocic, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, ka deklaruar se është gati e se po përgatitet për një duel të tretë ndaj Fancis Ngannou. Ky i fundit, në eventin UFC-260 (u zhvillua në mars), i rrëmbeu titullin kampion bote në këtë Divizion.
Kjo ishte përballja e dytë mes dy sportistëve, ndërkohë që më herët, në vitin 2018, ishte Miocic ai që pat fituar ndaj Ngannou.
Miocic, i mësuar me “triologji”, ka kërkuar një duel të tretë ndaj afrikanit. “Unë dua të rimarr atë titull që është i imi. Në duelin e fundit gabova me peshën, gabim që do ta ndreq në duelin e tretë me Ngannou.
Më shumë peshë, më shumë forcë dhe kështu do ta përballoj atë duel. Jemi 1-1 me duele, ndaj duhet edhe një sfidë e tretë për të përcaktuar më të mirin”, tha Miocic.