Boksi me suksese të mëdha nga Kampionati Ballkanik, që u mbajt në Zagreb.
Shpëtim Bajoku në kategorinë 64 kg është kampion i ri.
“Edhe Shpëtim Bajoku - kampion i Ballkanit i cili mundi njërin ndër boksierët më të mirë të Shqipërisë, Rexhildo Zeneli”, njofton Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.
Bajoku stoliset me medalje të artë, duke shënuar suksesin më të madh të tij deri me tash.