Boksieri i Kombëtares së Kosovës Bashkim Bajoku, është kampion i ri i Ballkanit.
Ai fiton medaljen e artë në kategorinë 52 kg në Zagreb të Kroacisë.
Bajoku tregoi luftë të madhe në finale, duke e dërrmuar serbin Rade Joksimoviq.
“Bashkim Bajoku - kampion i Ballkanit, mundi ne finale me rezultat 5:0 boksierin nga Serbia, Rade Joksimoviq”, njofton Latif Demolli, zëdhënës Federatës së Boksit të Kosovës.