Vëllezërit nga Kosova, Bashkim e Shpëtim Bajoku, sot dridhen Zagrebin e Kroacisë.
Vëllezërit u bënë kampionë të Ballkanit në boks.
Bashkimi u stolis me medalje të artë në kategorinë 52 kg dhe Shpëtimi në kategorinë 64 kg.
Ata treguan boks të nivelit të lartë, duke i mposhtur kundërshtarët.
Për vëllezërit është suksesi më i madh në karrierën e tyre por edhe për vet boksin e Kosovës në 22 vitet e pas luftës.
Vëllezërit janë me prejardhje nga Gollaku, që jetojnë në Bardhosh afër Prishtinës. Bashkimi ka 19 vjeç e Shpëtimi 20.
Bashkimi tregoi paraqitje brilante kundër serbit Rade Joksimoviq, duke e mposhtur bindshëm.
Kjo ishte më shumë se fitore, ndërsa Shpëtimi triumfoi ndaj Rexhildo Zenelit nga Shqipëria.
Boksierët Besart Pireva dhe Patriot Behrami u stolisen me medalje të bronztë.
Drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës, e vlerësojnë si arritje e madhe dhe janë të bindur, se kanë potencial edhe për më shumë.
Selektorët Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi u ndanë të kënaqur me rezultatin e arritur dhe me boksin qe treguan boksierët tanë.