Boksieri britanik Tyson Fury është shprehur se patrioti i tij Anthony Joshua nuk ka asnjë shans që të rezistojë deri në raundin e 21-të, në duelin që dy kampionët e botës në peshën e rëndë do të zhvillojnë në gusht.
“Do të marrë grushte nga unë që në raundin e parë dhe do të bjerë “KO” shumë shpejt”, tha Fury, që mban titullin e kategorisë WBC. Fury, 30 fitore e 1 barazim, është i pamposhtur në ring në karrierën e tij.
“Nëse dueli me Joshua do të ndodhë, kjo sfidë nuk ka për të zgjatur shumë. Ai do të bjerë “KO” shumë shpejt. Nuk është një boksier mjaftueshëm i mirë për t’u përballur me mua”, u shpreh Tyson Fury.
“Asnjë nga këta boksierët që janë në qarkullim sot nuk është mjaftueshëm i aftë të duelojë me mua. Joshua është i avashtë dhe muskuloz, punon shumë me shtangën dhe nuk ka shpejtësi. Ka forcë por jo shpejtësi. I uroj fat nëse arrin të më kapë mua në ring”, tha Fury.