Sot përmbyllet turneu ndërkombëtar për të rinj “Lah Nimani”.
Sot do të zhvillohen meçet finale në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Meçet nisin nga ora 12:00, teksa në garë janë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Danimarka e Sllovakia.
Kujtojmë se kjo është hera e 13-të që Federata e Boksit e Kosovës organizon këtë turne, në nderim të legjendës së boksit, Lah Nimanit.