Një vrasje me gjak të ftohtë ndodhi mbrëmjen e së shtunës vonë në Metamorfosi.
Sipas informacionit të parë, rreth orës 23:30 të së shtunës, persona të panjohur qëlluan një ish-boksier jashtë një “Fast Food”-i në Rrugën 3-5 Ifigenias.
Viktima 58-vjeçar ishte jashtë dyqanit në Rrugën 3-5 Ifigenias kur iu afrua një motor me dy persona të panjohur, me skafandra në kokë. Pasagjeri hapi zjarr ndaj tij, duke qëlluar me tre plumba duke rezultuar në vdekjen e burrit dhe u larguan në drejtim të paditur.
Mësohet se viktima ishte një boksier veteran i AEK-ut dhe tre plumba në gjoks dhe lart në qafë, duke mbetur i vdekur në vend.
Forca të shumta policie, oficerë nga ekipi i DIAS dhe një skuadër vrasjesh u ndodhën menjëherë në vendin e ngjarjes, rrethuan zonën. Mediat greke raportojnë se kanë nisur kërkimet për të gjetur autorët. Dyshimet e para janë se vrasja është kryer nga persona me pagesë.