Federata e Boksit të Kosovës, sot ka marrë një letër komplimentuese nga Federata Evropiane e Boksit.
Federata Evropiane lavdëron Federatën e Boksit të Kosovës, për turneun “Lah Nimani” në boks.
“Federata Evropiane e Boksit – EUBC i jep notë të lartë Federatës së Boksit të Kosovës për organizim të mirë dhe boks cilësor në turneun ndërkombëtar ‘Lah Nimani’ për të rinj (17-18 vjeçar).
Dyshja e Danimarkës Muli dhe Idrizi fituan medalje të artë.
Ky edicion mbështet boksierët e rajonit për të rritur përvojat e tyre ndërkombëtare para kampionateve të mëdha.
Medaljet e arta të turneut për të rinj ‘Lah Nimani’ u ndanë mes Sllovakisë, Kosovës, Danimarkës dhe Shqipërisë.
Leutrim Muli i Danimarkës fitoi çmimin boksieri më i mirë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Elias Idrizi mahniti edhe në Kosovë.
Boksierët që kanë lindur në vitin 2003 dhe në vitin 2004 janë të lumtur që marrin pjesë në turneun e të rinjve ‘Lah Nimani’ në Prishtinë.
Siguria e të gjithë pjesëmarrësve, kontrollet e vazhdueshme mjekësore, distancimi social, përgatitja higjenike, mbajtja e maskave dhe të gjitha kontrollet shëndetësore, ishin në nivel të përgjegjësisë nga organizatorët”, shkruan mes të tjera nga faqja e EUBC-së.