Muajin e ardhshëm, respektivisht me 5 qershor në Ausburg të Gjermanisë do të zhvillohet një spektakel i boksit profesionist ku ne ring do paraqiten edhe tre boksier shqiptar: Dardan Avdylaj, Aleksander Kallashi dhe Diellon Sylkaj.
Ky i fundit do të ketë debutimin e tij në boksin profesionist ku edhe ka paralajmëruar fitore ndaj Aleksander Kuvac.
Nga ana tjetër, Avdylaj i cili po tregon një forme jashtëzakonisht të mirë pritet edhe kësaj radhe mos të ketë shumë probleme edhe pse kundër tij do ketë një boksier më me përvojë i cili vjen nga Hungaria, Zoltan Csala (12.23.0). Poashtu, boksieri i “ArenaRing Box Management”, Kallashi pritet te realizoj fitore duke parë përgatitjet e tija të fuqishme.
Ai do te përballet ndaj David Vucenevic nga Bosnja. Ndryshe, duhet cekur se matchmaker i këtyre ndeshjeve është menaxheri shqiptar, Avdyl Salihu.