WBC ka vendosur që kampioni i botës në peshën e rëndë në këtë division, britaniku Tyson Fury, të mbrojë titullin ndaj amerikanit Deontay Wilder. Ky vendim i WBC-së erdhi pas urdhërit që një gjykatë amerikane vendosi që dy boksierët të zhvillojnë një sfidë të tretë mes tyre, duke respektuar kontratën e mëparshme.
Ai që ka folur për mediat është Mauricio Sulaiman, presidenti i WBC, që tha: “Ne do të urdhërojmë sfidën Fury-Wilder sipas vendimit të gjykatës. Ne ishim dakord që Fury të përballej me Joshua, por tashmë planet kanë ndryshuar.
Gjithsesi, nëse Fury mposht sërish Wilder, ai është i lirë nga ne të duelojë me Joshua”.
Sipas mediave amerikane, kjo përballje mes Fury (30 fitore, 1 barazim) dhe Wilder 42 fitore, 1 barazim, 1 humbje) do të zhvillohet më 25 korrik në Las Vegas.
Ndërkohë që, gjykata ka vendosur si datë maksimale për zhvillimin e kësaj sfide 15 shtatorin. Nëse Fury refuzon triologjinë, ai do të gjobitet rëndë.