I jashtëzakonshëm Shefat Isufi, triumfon në Beograd në raundin e dytë!
Isufi ka bërë dy knock-down në raundin e parë me Torres Marin të cilin e shpëtoi vetëm gongu në fund të meçit.
Boksieri rival dorëzohet, nuk i përballoj dot sulmeve.
Shefat Isufi kthehet fuqishëm në ring dhe në Beograd të Serbisë.
31 vjeçar nga Tërnovci ka të fituara 31 duele dhe ka 4 humbje. Ndërsa, Torres Marin, ka një bilanc prej 20 fitoreve dhe 18-të humbjeve.