Është tërhequr nga kafazi prej 9 muajsh si i pamposhtur (29 fitore, 0 humbje), por emri i Khabib Nurmagomedov është përmendur sërish orët e fundit për një rikthim. Ai që e konfirmoi këtë gjë është Ali Abdelaziz, menaxheri i kampionit rus, që nuk duelon prej shtatorit të vitit të kaluar.
Abdelaziz, për mediat deklaroi: “10 ditë më parë, Dana White me telefonoi, ai më konfirmoi se Georges St-Pierre ishte dakord për të zhvilluar një duel ndaj Khabib. Një duel mes kampionësh, por jo për titullin kampion bote”.
“Në një mënyrë apo tjetër, ne kemi kohë që e kemi pritur Georges në kafaz, pasi na pëlqen. E kemi pritur 4-5 vjet. Kishim probleme me peshën, pasi duelonin në pesha të ndryshme dhe më pas Khabib u tërhoq. Nuk e di nëse Khabibn do të rikthehet më”, tha menaxheri i rusit.
“Të jem i ndershëm, Georges St-Pierre është 40 vjeç, ndërsa Khabib është më i ri në moshë. Ai ka dueluar me arinj, krokodilë, luanë. Ata e duan këtë sport, por Khabib është shumë më i ri dhe mendoj se nuk mendoj se do të ishte një sfidë e drejtë mes tyre”, tha Ali Abdelaziz.