Donjeta Sadiku vazhdon me përgatitjet para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, që mbahen prej 4-8 qershor në Paris.
Në këto përgatitje Donjeta është së bashku me trajneren Marjola Sallauka dhe me boksiere nga Bullgaria, medalisten evropiane dhe botërore Stanimira Petrova, dhe në mbikëqyrjen e trajnerit kampionit olimpik Petar Lesov.
Përgatitje 10 ditore janë të mirëseardhura që të mbaj formën dhe të jetë e gatshme për kualifikimet në Paris, që do t'ia mundësojnë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike.
Përgatitjet po bëhen në qendrën sportive "Diana" në Sofje të Bullgarisë, njofton Federata e Boksit e Kosovës.