Më 6 qershor, në “Hard Rock Stadium” të Majemi do të zhvillohet dueli “show” i boksit mes Floyd Mayweather dhe Logan Paul. Një përballje që pritet me interes, pasi në ring rikthehet pas disa vitesh mungesë një legjendë si Mayweather, 50 fitore e 0 humbje në karrierë.
Ai pati një konflikt pak ditë më parë me të vëllanë e rivalit të tij të 6 qershorit, ndaj pritet një duel i nxehtë në ring.
Gjithsesi, është Logan Paul ai që ka paralajmëruar ikonën e boksit që të ketë kujdes përballë tij në këtë sfidë, duke u tallur me përgatitjet e rivalit.
“Hej, kampion, si po të shkon përgatitja? Ti që bën zhurmë sa bën një pipëz, të garantoj se më 6 qershor do të përjetosh ditën më të keqe të jetës tënde. Do ta bëj këtë sidë një malore, do të vuash shumë”, tha Logan Paul.