Legjenda e boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, nënkampion i botës në vitin 1978 në boksin amator, po mendon thellë gjatë këtyre ditëve.
Siç merret vesh, Bogujevci po i shqyrton disa gjëra që kanë të bëjnë me boksin dhe jetën e tij private!
Bogujevci është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.
Flitet e përflitet se ai po mendon thellë, se a ka nevojë ende boksi që ai të jetë sekretar i përgjithshëm apo t’ia lë lëshojë vendin dikujt tjetër!
Kjo është dilema të Bogujevci, kjo e ka shtyrë që të mendoj thellë sepse do që ta lë boksin në duart e sigurta dhe të shëndosha!
Pritet së shpejti Bogujevci të jap edhe mendimin final, do të vazhdojë apo jo si sekretar i përgjithshëm.
Është njeri i vendosur, i fortë si guri, numëron 70 vite dhe gjithmonë kërkon që boksi të arrijë në nivele më të larta.