Kampioni i botës në boks, Haxhi Krasniqi, ka një mesazh shumë domethënës jo vetëm për botën sportive.
“Jeta nuk është gjithmonë siç dukemi në foto, sepse ne me dëshirë i prezantojmë momentet e mira, kurse ato momentet jo të mira nuk i prezantojmë dot!
Megjithatë edhe momentet dhe sfidat më të vështira janë pjesë e jetës, madje ato na bëjnë më të fort dhe me të qëndrueshëm!
Mos u ndalni kurrë se besuari ne veten tuaj dhe në ëndrrat tuaja. Ndiqni qëllimet tuaja me plot seriozitet e përkushtim.
Mësoni nga gabimet tuaja e mos e kërkoni fajin tek dikush apo diçka tjetër!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.