Presidenti i UFC-së, Dana White, po planifikon duelin e madh të peshës së rëndë në artet marciale mikse mes kampionit në fuqi Francis Ngannou dhe sfidantit Derrick Lewis. Më shumë gjasa kjo përballje do të zhvillohet më 7 gusht, në eventin UFC-265.
Kjo do të jetë hera e dytë mes dy sportistëve ikonë të peshës së rëndë që duelojnë mes tyre.
Ngannou ka humbur sfidën e parë ndaj Lewis të zhvilluar në vitin 2018 dhe synon të hakmerret, duke mbrojtur për herë të parë kurorën.
Një përballje që parashikohet e fortë, ndërkohë që dy sportistët nuk kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre. Ngannou mori titullin kampion pas duelit me Stipe Miocic (mars 2021), ndërsa Lewis ka fituar 4 sfidat e fundit (shkurt 2021 hera e fundit në kafaz).